Rajoni/Bota Më shumë

“Nuk do e njohim kurrë”, Vuçiç: Kush po e mbron Kosovën

Prej tvteuta15:46, 25 Nëntor 2023

Bisedimet mbi situatën në Kosovë nuk kanë për të qenë të lehta: Për 11 vjet, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një tubim parazgjedhor në Kraljevo, kam dëgjuar sesi e “kemi humbur, tradhtuar dhe shitur Kosovën”, dhe ata na tregojnë të njëjtën histori.

Sepse nëse e kemi humbur, përse vazhdojnë na kërkojnë që ta njohim Kosovën dhe ne u themi se nuk do ta njohim, dhe se do të vazhdojmë të ndjekim një politikë serioze dhe të përgjegjshme, u shpreh kreu i shtetit i cituar nga Kosovo Online, duke shtuar se “Kosovën nuk do ta njohim kurrë”.

Vuçiç më tej u ka kërkuar qytetarëve të vendit të tij të marrin në dorë fatin e tyre dhe premtoi se nëse fiton në këto zgjedhje, Serbia nuk do të ndalet më.

“Gjatë katër viteve të ardhshme, do të jetë në dorë fati i Serbisë, ju kërkoj të kuptoni se këto zgjedhje nuk janë një lojë. Ato janë momenti kur vendosni për të ardhmen e njerëzve tuaj, të fëmijëve tuaj. Në këto zgjedhje ju do të zgjidhni rrugën e Serbisë, e ajo rrugë nuk është gjithmonë e lehtë”, u shpreh ai.

Vuçiç u ankua më tej duke thënë se fuqitë perëndimore nuk e lejojnë që të hyjë në Kosovë, ndërsa të tjerëve theksoi ai, u japin çdo mundësi të mundshme. “Mendoni me kujdes, nënvizoi presidenti serb, se kush po e mbron Kosovën e Metohinë, dhe kush do ta dorezontë atë në pjatë”. Kosovës dhe Serbisë iu prezantua një propozim për draft-statutin e Asociacionit nga diplomatë ndërkombëtarë më 21 tetor.

Teksa Albin Kurti u shpreh se ishte i gatshëm ta firmoste marrëveshjen e normalizimit të raporteve, Vuçiç tha se Serbia mund të respektojë vetëm pjesët e saj që nuk përfshijnë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

  • 1

    Radio