Politikë Më shumë

Nuhoxhiq: Nuk do të lejojmë incidente në ditën e zgjedhjeve

Prej tvteuta10:28, 24 Gusht 2020

Ministri i punëve të mbrendshme i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, tha se lista e votuesve është e rregulluar sipas të gjithë standardeve ndërkombëtare dhe shprehu besimin se dita e zgjedhjeve do të kalojë pa incidente. Ai megjithatë theksoi se shteti Mali i Zi ka institucione të forta të cilat janë të afta tu bëjnë ballë të gjitha tentativave për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

  • 1

    Radio