Nrekiq:Doreheqja e Gjekes nuk do te sillte ndryshim te madh,nese me pare nuk ka nje dalje nga kriza aktuale

Prej tvteuta14:59, 27 Shkurt 2016

 

Situata politike ne Ulqin tashme ka arritur ne ate pike ku nuk arrihen te mbahen as mbledhjet e Kuvendit.Loro Nrekiq kryetar I PDS-se per televizionin Teuta shprehet se Partia Demokratike Socialiste ka pasur reagime pasi kjo gjendje ne komunen e Ulqinit eshte e padurueshme,alarmante e veshtire,pasi nuk ka shumice parlamentare,pra kur nuk ka shumice parlamentare do te thote se nuk mbahet as parlamenti.Partia Demokratike Socialiste e sheh gjendjen  shume te komplikuar ne Ulqin,e cila ka mberritur kulminacionin sepse lideret e dy partive qe bejne kualicionin akuzojne njeri tjetrin,keshtu qe qytetaret e Ulqinit nuk e meritojne  kete sjellje te tyre.

Pyetjes se si mund ti jepni ju si parti nje zgjidhje kesaj situate,Nrekiq pergjigjet,partia jone nuk deshiron qe mes dy partive nacionale shqiptare te arbitrojne pasi situata eshte shume delikate e per kete arsye nuk deshiron te jete arbiter mes tyre.Keshtu qe besoj se situata ne Ulqin shpejt do te zgjidhet  pasi qytetaret meritojne qe sa me pare te kene nje pushtet stabil dhe real.

E ndersa per shkarkimet e diteve te fundit te bera nga kryetari I Komunes Fatmir Gjeka,bere tre punonjeseve te Komunes apo zyrtareve te ish partnerve te kualicionit ai thote ne nuk mendojme fare per veprimet e tij pasi nuk jemi ne pushtet keshtu qe  cdo kritike qe I drejtohet njerit apo tjetrit lider politike eshte e tepert per partine tone sepse jemi partner ne nivelin qendror te Malit te Zi.

Pro apo kunder doreheqjes se Gjekes,Nrekiq deklaron se kjo eshte thene nga anetaret e kualicionit,ndersa une mendoj qe nuk duhet te japin doreheqjen deri sa te zgjidhet situata politike.Qellimi kryesor I Partise Demokratike Socialiste eshte qe te mos arbitrojne mes dy partive nacionale shqiptare pasi eshte nje situate mjaft delikate.

Pergjigjja e pyetjes se pse nuk ishit te pranishem ne asnjeren nga seancat e thirrura nga Gjeka,ai thote se partia jone nuk ka marre pjese sepse njerezit qe e bejne kualicionin nuk marrin pjese ne kualicionin e Ulqinit pse ne t’ua bejme kualicionin,duke u nisur nga ajo se ato kur kane qene ne pushtet 34 pika I kane kaluar pa keshilltaret e partise demokratike socialiste,keshtu qe ne nuk mund te marrim pjese ne lojrat e tyre.

  • 1

    Radio