Nrekiq: Vatër infektimi dasmat dhe tubimet e ndryshme

Prej tvteuta21:06, 9 Tetor 2020

Përkeqësohet situate epidemiologjike në Komunën e Ulqinit,madje kryetari I Komunës Loro Nrekiq e vlerëson atë  katastrofale. Ai për Televizionin Teuta deklaroi se situata në terren vijon të jetë shqetësuese dhe alarmante,e cila nuk përkon me të dhënat e Institutit për Shëndetin Publik,pasi një numër  i të testuarëve akoma nuk I kanë marrë rezultatet. Kjo e përkeqëson edhe më shumë situatën sepse shumica nga të testuarit që kanë simptome të virusit  dalin të lire dhe kanë kontakte me të tjerët.

Vatër e infektimeve sipas kryetarit Nrekiq janë dasmat që janë organizuar kohëve të fundit,edhe pse ata janë të ndaluara me urdhër të Trupit Nacional Kordinues. Nrekiq tha se në të ardhmen nuk do të ketë tolerime ndaj të gjithë atyre që do të organizojnë dasma, dhe se për këtë janë të njohtuar të gjitha inspekcionet relevante të cilët do të bëjnë kontrollin e terrenit.

Ai apeloi tek qytetarët,të ndërgjegjësohen,të ruajnë distancën,të përdorin maskat mbrojtëse, përndryshe do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk do ti përmbahen urdhërit të Trupit Kordinues Nacional.

  • 1

    Radio