Politikë Më shumë

Nrekiq: Do të përsërisim rezultatin e zgjedhjeve lokale

Prej tvteuta12:47, 25 Shtator 2016

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve, Loro Nrekiq, tha për televizionin Teuta se sipas sondazheve të kryera, kjo parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të përsërisë suksesin e zgjedhjeve lokale. Sipas këtyre sondazheve, PDS deri tani gëzon besimin e rreth 2900 votuesve, koalicioni “Shqiptarët të vendosur” rreth 4300, kurse  lista “Me një qëllim” rreth 2600 vota. Nrekiq dha edhe disa informata në lidhje me sondazhet në nivel vendi. Sipas tyre, Partia Demokratike e Socialistëve gëzon përkrahjen e 43% të votuesve,  koalicioni “Çelësi” rreth 18%, kurse Fronti Demokratik rreth 13% të tyre. Ai shprehu sigurinë se edhe pas zgjedhjeve PDS do të jetë në krye të Qeverisë së ardhshme, në të cilën do të ketë vend për të gjithë subjektet që janë pro Mali të Zi dhe rrugës së tij euroatlantike.

  • 1

    Radio