Nrekiq: Ka edhe të tjerë që meritojnë të jenë qytetarë nderi të Ulqinit
Prej tvteuta12 June 2016
Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqini Loro Nrekiq, tha për media se propozimi që ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker të shpallet qytetare nderi, akoma nuk ka mbërritur në shërbimin e Kuvendit Komunal, dhe se ka edhe personalitete tjera që do ta meritonin këtë titull. Nrekiq tha se Shtajnaker ka bërë shumë për mbrojtjen e Kripores, por se ka pasur edhe personalitete tjera në të kaluarën që kanë bërë shumë, dhe që nuk janë shpallur qytetarë nderi.