Sociale Më shumë

NP “Veprimtaritë Komunale” – pastron çdo faqe të mureve të Kalasë

Prej tvteuta14:52, 7 Maj 2016

Muret e qytetit të vjetër të Ulqinit pas një periudhe të gjatë kohore të lëna në harresë që 10 ditë kanë vëmendjen e NP “Veprimtaritë Komunale”. Gjatë 10 ditëshit të parë është pastruar faqa e përparme e murit e cila gjendet përballë Kacemes. Ky aksion u ndërrmor para fillimit të sezonit turistik duke e ditur se Kalaja e Ulqinit mbledhë numrin më të madhë të vizitorëve, kështu shprehet për Televizionin Teuta Senad Kollari, udhëheqësi i sektorit të pastrimit.

Aksioni i pastrimit të mureve të Kalasë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në faqet tjera të mureve me qellim që të arrihet efikasiteti i duhur.  Kollari shtoj se ky nuk është një aksioni i lehtë në realizim pasi me anë të paisjeve përkatëse bëhet ngjitja për të arritur në pikat më të larta. Pjesët e tjera të mureve do të pastrohen nga lartë duke u lëshuar me anë të konopëve.

Puna e puntorëve të NP “Veprimtaritë Komunale” ka raste që shkon deri në atë pikë që të rrezikohet edhe jeta e tyre, për këtë arsye kërkohet një bashkëpunim i ngushtë edhe me qytetarët që ta mirëmbajnë ambientin.  NP “Veprimtaritë Komunale” përveç aksionit të pastrimit të mureve të Kalasë vazhdojnë akoma edhe me aksionin e bartjes së materialve inerte dhe mbeturinave nga drunjtë me vendosjen e kontejnerëve të mëdhenj ngjyrë të gjelbërt me vëllim 7 m3 , aksion ky i cili ka për  qellim që qytetarët të kenë vendet përkatëse se ku te bëhet hedhja e këtyre mbeturinave. Rregullimi i parqeve, mirëmbajtja e pastërtisë në  rrugë , larja e rregullt e rrugëve dhe gjithçka çka i takon NP “Veprimtaritë Komunale” do të jenë gjithmonë në prioritetin tonë shprehen nga kjo ndërmarrje.

  • 1

    Radio