NP Veprimtaritë Komunale: Pastrohet Limani, sot aksion në Shas
Prej tvteuta30 December 2015
Ndërmarrja publike Veprimtaritë Komunale ka kryer ditët e fundit pastrimin e rrugës që çon drejt Limanit, kurse sot do të ketë aksion në Liqenin e Shasit. Kjo ndërmarrje në bashkëpunim me OJQ Green Home, do të vendosin koshat për hedhjen e mbeturinave në afërsi të këtij liqeni. Në aksionin e sotëm do të vendosen 5 koshat e parë, kurse 5 të tjerët do të vendosen gjatë janarit, duke bërë të mundur një menaxhim më të mirë të mbeturinave në këtë zonë.