Aktuale Më shumë

Novakoviq Gjuroviq: U zgjidh çështja e modelit të menaxhimit të Kripores

Prej tvteuta17:48, 9 Nëntor 2022

“Jam krenare që në 100 ditë të punës së Qeverisë, së bashku me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë, u zgjidh çështja e modelit të menaxhimit të Kripores, pasi kjo do të përshpejtojë zbatimin e 19 aktiviteteve nga Plani i Veprimit për Kapitulli 27, sa prej tyre i referohen Kripores”, tha ministria Novakoviq Gjuroviq gjatë një vizite pune me rastin e Ditës Evropiane në Ulqin.


Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit po punon në mënyrë aktive për ruajtjen e këtij parku natyror në përputhje me standardet ekologjike, duke shqyrtuar mundësinë e valorizimit turistik dhe ekonomik të Kripores.


Në bashkëpunim me Ushtrinë e Malit të Zi, do të vazhdojmë me mbushjen e dunave në Adën e Bunës, si vazhdimësi e masave afatshkurtra për parandalimin dhe kontrollin e erozionit, deri në miratimin e propozimeve për zgjidhje afatgjata.
Ne mbështesim nismën për ta bërë Valdanosin një zonë të mbrojtur.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Komuna e Ulqinit do të fillojë një projekt për furnizimin me ujë dhe kullimin e ujërave të zeza, i cili do të përshpejtojë zhvillimin e saj infrastrukturor. Siç tha ministria, ai projekt është po aq i rëndësishëm për Ulqinin, por edhe për Ministrinë, pasi që është parakusht për zhvillimin e një komune në shumë fusha të tjera.

  • 1

    Radio