Aktuale Më shumë

Normat e interesit rriten 15%. Kërcënim për kredimarrësit

Prej tvteuta18:40, 20 Shtator 2022

Vlera e EURIBOR-it, normës referencë të interesit në tregun ndërbankar, e cila llogaritet shtesë për kreditë me normë të ndryshueshme interesi, arriti në 1.67 për qind, ndërsa në fillim të vitit ishte negative, por në Mal të Zi llogaritej zero. Ky nuk është aspak lajm i mirë për ata që kanë kredi me interes të ndryshueshëm dhe jo fiks.

Rritja e EURIBOR-it ndikon në faktin se shuma e këstit të kredisë do të rritet me rreth 15 për qind, pra nëse kësti i kredisë më parë ka qenë 250 euro, tani do të jetë 290, ndërsa nëse ka qenë 300, tani do të jetë rreth 345 euro.

Nga Banka Qendrore (CBCG) bëjnë të ditur se duke e vërejtur këtë problem dhe mundësinë e rritjes së mëtejshme të EURIBOR-it, kanë obliguar bankat komerciale që deri në fund të shtatorit të zhvillojnë programe mbrojtëse për klientët që kanë kredi me normë të ndryshueshme interesi. Këto programe duhet t’i lejojnë klientët të kalojnë në kredi me një normë interesi fikse ose me ndonjë model të kombinuar.

  • 1

    Radio