Sociale Më shumë

NKP “Ujësjellës Kanalizime”drejtë përmirsimit të gjendjes financiare

Prej tvteuta15:27, 12 Tetor 2016

“Ndërmarrja komunale “Ujësjellës Kanalizime” veprimtaria primare e të cilës është furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm, ka përmbyllur me sukses sezonin veror”,kështu shprehet për televizionin Teuta drejtori i ndërmarrjes në fjalë Fehim Avdiu.

Ai shtoi se tre vitet e fundit komuna e Ulqinit nuk ka pasur mungesë të ujit dhe kufizime , disa pjesë të qytetit  kanë shtypje më të vogël,  ndërprerje të ujit disa herë ka pasur si shkak i intervenimeve në gypat përçuerse të cilat janë të amortizuara, por në përgjithësi shprehen të kënaqur me furnizim.

Sa i përket analizës së ujit ajo bëhet çdo javë dhe rezulton pozitive, në këtë aspekt qytetarët mund të jenë të sigurt që përdorin ujë cilësor, thotë Avdiu.

Problemi i ujërave atmosferike vazhdon të jetë aktual,një rrebesh i shiut shkakton përmbytje të rrugëve, e sidomos në brendi të qytetit,Avdiu shprehet se për këtë çështje është përgjegjëse komuna e Ulqinit, e sidomos në disa zona kyçe që shumë thjesht mund të eliminohen, por se ato nuk kanë mundësi financiare dhe kompenteca për ndërhyrje të tilla. Ndërkohë kemi bërë pastrimin e shahteve, por kjo nuk mjafton,duhet një bashkpunim më i mirë me pushtetin lokal për eliminimin e këtyre vështërsive, shprehet z Avdiu.

“Gjatë gjithë vitit jemi të kyçur në Ujësjellësin Rajonall, gjatë sezonit veror nga ky ujësjellës komuna e Ulqinit konsumon 40 litra ujë  në sekond,ndërsa 9 muaj të tjerë , 15 litra në sekond. Gjendja financiare e ndërmarrjes është përmirsuar dukshëm,dhe tani ndaj punëtorëve kemi të pa shlyer vetëm edhe një pagë mujore,edhe ndaj furnizuesëve kemi arritur ti shlyejm shumë obligime,që nuk do të thotë se nuk ka vend për përmirsime,mundet edhe më mirë”, shton drejtori Avdiu

Ditë më parë është mbajtur edhe takimi me konsultatët për implementimin e investimit të fazës së parë që kushton rreh 20 milion euro,i cili financohet nga KfW banka.

Është duke u përpiluar plani detaj për ndrrimin e rrjetit të amortizuar i cili është primar, rehabilitimi i burimeve natyrore,dhe stacionit të pompave,ndërtimi i dy bazeneve në Brajshë dhe Gjerane,si dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për Shtoj, përfundon Avdiu.

  • 1

    Radio