BE “njeh” Çështjen Çame
Prej tvteuta29 September 2016
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2016/09/parlamenit8-110x96.jpg)
Paketa e Ministrit të Jashtëm te Shqiperise Ditmir Bushati për adresimin e çështjeve të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka marr bekimin e Komisionit Europian.Një fakt të tillë e ka bërë me dije komisioneri Johannes Hahn, në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ku ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve. Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe çështjen çame.