Rajoni/Bota Më shumë

Një tjetër sulm me sfond terrorist

Prej tvteuta10:20, 10 Maj 2016

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga sulmi me thikë i një personi në Mynih të Gjermanisë, nderkohe policia  po heton për një agresion të mundshëm me sfond islamik.
Autori sulmoi kalimtarë të rastësishëm pak përpara ores 05:00 te mengjesit në stacionin Grafing, në lindje të qytetit. Një nga personat e plagosur është në gjendje kritike për jetën.
Agresori është ndaluar nga policia. Disa dëshmitarë tregojnë se ai bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente sulmet, motivet e të cilit mbeten gjithësesi për t’u sqaruar.Kryetarja e Bashkisë së Grafingut, Angelika Obermayr tha për një gazetë lokale se i dyshuari i arrestuar është një shtetas gjerman. “Ideja që njerëzit të hipin në tren një mëngjes të bukur apo të lexojnë gazetën përreth dhe papritur të sulmohen nga një manjak është e tmerrshme”, komentoi ajo. Një nga platformat e stacionit Grafing ndërkohë është izoluar nga policia dhe udhëtarët janë prekur nga vonesat.

  • 1

    Radio