Rajoni/Bota Më shumë

Një serb dënohet për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë

Prej tvteuta15:11, 9 Shtator 2022

Shtetasi serb Vllado Staniç u dënua me një vit burgim për pjesëmarrje në luftën në territorin e Ukrainës më 2015. Më 15 korrik të këtij viti, Staniç ishte arrestuar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla” dhe më pas ai pranoi para autoriteteve se kishte marrë pjesë në luftë.

Siç shpjegoi gjykatësja gjatë shqiptimit të dënimit më 9 shtator, Staniçit iu shqiptua dënimi minimal për akuzën për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur në një shtet të huaj, për shkak se luftës iu bashkua si pjesë e një grupi. Koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim, shkruan KosovaPress.

Përveç dënimit me një vit burgim, Staniçit iu konfiskuan edhe dokumentet e udhëtimit. Ai është liruar nga burgu dhe do të ftohet që më vonë të vuajë dënimin. Avokatja e Staniçit, Katarina Ninkoviç, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se do të apelojë vendimin.

shkruan Euronews

  • 1

    Radio