Sociale Më shumë

Një rrugë të thirret Ognjen Rakoçeviq

Prej tvteuta19 May 2016

Fondacioni Akter ka nisur një peticion online, në të cilën kërkohet që një rrugë e Podgoricës   të bartë emrin e Ognjen Rakoçeviqit,djaloshit autik i cili në moshën 11 vjeçare është mbytur në Moraçë. Qëllimi i iniciativës është  që të tërheqë vëmendjen për nevojën e përmirsimit të cilësisë të jetës, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave me autizëm, dhe  familjarëve të tyre. Rruga dedikuar  Ognjenit do të kishte ruajtur nga harresa solidaritetitn dhe unitetin e paparë të qytetarëve të Malit të Zi në kërkim të këtij heroi të ri. “Ognjeni është bërë  simbol human  i Malit të Zi ndërsa viktima e tij paralajmëron  shoqërinë tonë  për luftën nëpër të cilën kalojnë fëmijët me aftësi të kufizuara ,por edhe familjet e tyre”–thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë të Fondacionit AKTER Iniciativa do të dërgohet në adresë të organeve kompetente të kryeqytetit.