“Me një qëllim”: Slogani i koalicionit të udhëhequr nga Hajdinaga
Prej tvteuta20 September 2016

Koalicioni i Partisë Demokratike, Iniciativës Qytetare, Perspektivës dhe një pjese të Lidhjes Demokratike, ka zgjedhur edhe sloganin politike me të cilën do të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Me një qëllim” është mesazhi i zgjedhur prej këtij koalicioni, lista e të cilit pritet të dorëzohet sot pranë Komisionit Zgjedhor. Në krye të listës do të jetë ish kryetari i Komunës së Ulqinit Gzim Hajdinaga, i ndjekur nga Fatmir Gjeka dhe Vasel Sinishtaj.