Një medalje bronzi në rrugën e Norës drejt kthimit në kulm
Prej tvteuta4 November 2022

Nora Gjakova ka bërë edhe një hap drejt kthimit në nivelin më të lartë të xhudos. Dhe ka zënë edhe një vend në podium.
Nora është kthyer në gara më 21 tetor, pasi mungoi plot 15 muaj. Në Grand Slamin e Abu Dabit fitoi medalje të argjendtë.
Ajo nuk kishte garuar që nga Lojërat Olimpike të Tokios, ku kishte fituar të artën. Në Tokio ka garuar në fund të korrikut të vitit të kaluar. Ndërkohë i është nënshtruar një operimi në krah dhe tani po e kërkon formën më të mirë.
Të dielën në Baku të Azerbajxhanit garon Loriana Kuka.
Të premten në këndin e Norës ka qëndruar Majlinda Kelmendi. Trajneri Driton Kuka po i jep asaj përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Kanadezja Christa Deguchi fitoi të artën në kategorinë deri 57 kg. Të argjendtën e fitoi Telma Monteiro e Bullgarisë, kurse të bronztë fitoi edhe bullgarja Ivelina Ilieva.