Aktuale Më shumë

Një fundjavë ndryshe në “Ditën e miqësisë së gazetarëve shqiptarë”

Prej tvteuta21:25, 13 Shkurt 2023

Udhërrëfim: Një fundjavë ndryshe në “Ditën e miqësisë së gazetarëve shqiptarë”- Edicioni i XI- të

Përmet-Leskovik-Ersek(Kolonjë)

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i drejtuar nga z. Aleksander Çipa, me datat 10,11 dhe 12 shkurt, organizuan Edicionin e XI-të të Ditës së  miqësisë së gazetarëve shqiptarë, ku te ftuar ishin gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Fillimisht u vendosëm në Përmet. Një mikpritje e veçantë e një vendi  të vogël, të cilin vendasit e duan dhe e ruajnë. Njerëz të dashur dhe punëtorë,  rrugët tejet të pastërta dhe natyra mahnitëse, kështu mund të përshkruhet Permeti  me pak fjalë.

Pasoi tryeza e rrumbullakët “Media dhe braktisja e vendit-në fokus të rinjtë”, ku fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i UGSH-së Aleksandër Çipa dhe më pas vazhduan me diskutime edhe pjesëmarrësit tjerë duke dhënë mendimet e veta mbi situatën e lëshimit të vendit nga të rinjët. Ajo që la shumë përshtypje ishte përshkrimi i situatës për Komunën e Përmetit, ku kryetarja e Komunës Alma Hoxha tha se kjo komunë ka punësuar mbi 60 të rinj profesionist, ku disa nga ata janë kthyer nga mërgimi për ti shërbyer vendit. Kjo komunë gjatë vitit të kaluar kishte arritur nga këta të rinj të sigurojë 12 projekte me fonde evropiane, të cilët i japin shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Gazetarët poashtu patën mundësi të vizitojnë edhe muzeun e qytetit, ku pavionet ishin tejet të rregulluara dhe të sistemuara mirë, kurse pjesa e veçantë ishin skulpturat e shkrimtarëve të mirënjohur shqiptarë  me origjinë nga Përmeti-vëllezërit Sami, Naim dhe Avdyl Frashëri.

Mbrëmja përfundoi me darkën e përgatitur me lloje të shumta të ushqimeve tradicionale, produkteve të shumta vendore, shija e të cilave nuk mund të përshkruhen mjaftueshëm pa u provuar.

 

Dita e dytë vazhdoi me surpriza të tjera: Vizituam Llixhat  e Banjës, një bukuri e radhë natyrore kuruese, banjë në ambientin e hapur me ujra temale. Natyrë e mrrekullueshme  e cila ka shumë vizitor, sidomos të huaj.

Më pas vizituam inkubatorin “Mali i bardhë”, ku patëm mundësi të njoftohemi se si organizatat e bashkuara rreth shoqatës Pro Përmet po bëjnë zhvillimin e produkteve vendore të llojllojshme sic janë frutat e thara, raki dhe verë, gliko dhe reçele nga fruta të ndryshme të vendit.

Vizita e radhës ishte në Leskovikun e zbardhuar nga bora . Aty përveç  drekës së shkëlqyeshme tradicionale, kishim edhe një pritje tejet miqësore nga pronari i Fermes Shelegur, e cila kishte pamje magjepse të natyrës se mbuluar me borë.

Data 11 shkurt përfundoi me darkën solemne në Ersek, me një mikëpritje të veçantë dhe ushqime tradicionale, ku nuk mungoi as argetimi deri në orët e vona të mbrëmjes.

Rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdoi edhe gjatë  ditës së tretë. Fillimisht vizituam fshatin e gurtë Rehovë i cili sic thotë vetë fjala, është nga guri, me porta të veçanta të punuara shumë vitë më parë, kurse të gjitha rrugicat e fshatit të conin te kisha, e cila gjendej mu në mes të fshatit.

Vizita në Ersek përfundoi te Muzeumi. Aty patëm mundësi të hyjmë në pavione, të cilat ruheshin dhe trajtoheshin me shumë përkushtim.

Në mes të gëzimit dhe dashamirësisë së krijuar ndër miqësitë e reja, vizita treditore përfundoi me një kafe te Liqeni I Pogradecit.

Unioni I Gazetarëve Shqiptarë përfundoi edhe një mision të radhës, bashkimin e gazetarëve shqiptarë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga viset tjera shqiptare, pikërisht në  11 vjetorin e Ditës së miqësisë së gazetarëve shqiptarë.

Gëzuar dhe faliminderit.  Festofshim  edhe shumë vite të tjera të gjithë së bashku, në mbrojtje të fjalës së lirë, profesionit dhe kombit!

Ilmira Lika

  • 1

    Radio