Një ditë më ndryshe për fëmijë në restorantin “Idea”
Prej tvteuta4 April 2016
Restoranti “Idea” i cili gjendet në Kodra, organizoi një ditë më ndryshe për fëmijët e kopshtit privat “Arushi Pu”. Përgaditen program të larmishëm të cilin e shoqëruan me muzikë, gjithashtu për fëmijët dhe edukatoret e tyre u shtrua një drekë. Fëmijët janë ato të cilët e plotësojnë jetën tonë, atyre duhet kushtuar më tepër kohë dhe vëmendije, kështu shprehet menaxheri i restorantit Senad Maku. Drejtoresha e kopshtit privat të licencuar “Arushi Pu” Lindita Lika, shpreh kënaqësi që stafi i restorantit “Idea” është kujtuar që për disa orë të argëtoi më të vegjëlit e kopshtit dhe i falenderon për kujdesin që treguan. Restorant IDEA çdo herë do ti ketë dyert e veta të hapura për çdo kënd kur është në pyetje argëtimi dhe gëzimi i fëmijëve tanë, duke filluar nga këndi i lojrave që posedonë, meny për voglushët, si dhe organizime të ndryshme të ditëlindjeve. Përveç këtyre gjithashtu ambientin e vet e ofrojnë edhe për raste të tjera familjare.