Një delegacion i Prishtinës do të qëndrojë për vizitë pune në Ulqin
Prej tvteuta14:18, 24 Maj 2016
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij do të presin nesër një delegacion nga Prishtina të kryesuar nga Kryetari Shpend Ahmeti. Në takim do të diskutohet për shkëmbimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ku komuna jonë mund të përfitojë nga praktika prishtinase. Sekretarët tanë me homologët e tyre do të fokusohen në planifikimin urbanistik, në cështjen e legalizimeve , në menaxhimin e mbetjeve, por edhe në ceshtje te tjera sic është bashkëpunimi në fushën e turizmit , cështja e parkingut, por dhe në mundësinë e hartimit të projekteve të perbashkëta ndërkufitare IPA, si dhe projektet kulturore dhe sportive.