Politikë Më shumë

Nishani i shqetësuar për ligjin e mbeturinave

Prej tvteuta10:03, 27 Shtator 2016

Miratimi i ligjit për mbetjet, ka shkaktuar shqetësim të gjerë qytetar dhe për këtë arsye, Presidenti dhe ekspertët e tij ligjorë, do të vlerësojnë përputhshmërinë e tij ligji Kushtetutën e vendit.

Kështu është shprehur kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”. Në intervistën e tij ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe diasporën shqiptare. Në pyetjen se kënd preferonte të fitojë garën presidenciale në SHBA, Nishani u përgjigj në mënyrë diplomatike:  “Zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme për të gjithë botën. Për Shqipërinë janë të rëndësishme pasi përbëjnë aleatin dhe mikun tonë më të madh. Për ne shqiptarët historikisht SHBA-ja e populli i saj ka qenë një aset i vyer. Cilido që të jetë president i SHBA do të jetë një mik i mirë dhe i afërt për Shqipërinë”, u shpreh Nishani.Për presidentin shqiptar, krimi i organizuar mbetet ende shqetësim i madh për Shqipërinë.

  • 1

    Radio