Menjëherë pas suksesit historik të ekipit kombëtarë,dhe fitores ndaj Armenisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani e ka vlerësuar skuadrën kombëtare të futbollit me dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacion:
“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.
Shqipëria me fitoren 0-3 në Jerevan, e shëndrroi ëndrrën e sudbollit shqiptarë në realitet, duke u kualifkuar për garimin në EURO 2016.