Aktuale Më shumë

Nis sot punimet Samiti i Diasporës në Shqipëri

Prej tvteuta09:45, 19 Nëntor 2016

Nis sot punimet samiti i Diasporës në Shqipëri. Në Ministrinë e Punëve te Jashtme,  do të çelet ekspozita “Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës” e arvanitasit Panagiotis Koliomichalis.Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora : drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”.

Pjesë e panelit janë:Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati,Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri,Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.Samiti  ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësuesë nga gati 40 shtete të botës.  Mbrëmë u organizua një pritje nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në pritje nuk morën pjesë presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe as kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave.

  • 1

    Radio