Nimanbegu:Të vendosur të ndalojmë procesin negativ ndaj shqiptarëve
Prej tvteuta19 October 2016

Bartësi i listës së koalicionit “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu, tha se ato nuk e mbyllin derën për askend kur bëhet fjalë për bashkëpunim me subjektet e tjera politike dhe se janë të vendosur për ndryshime në Mal të Zi. Ai tha se partitë e pakicave kanë pikëpamje dhe probleme të ndryshme por edhe mjaft të përbashkëta prandaj edhe bisedimet e para do të bëhen me partitë që përfaqësojnë boshnjakët dhe kroatët. “Në ditët në vijim do të shohim se si mund ti harmonizojmë qëndrimet së bashku. Jemi të vendosur të ndalojmë procesin negativ ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, “tha Nimanbegu për Antena M. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim me subjektet e tjera politike Nimanbegu tha se ato nuk i mbyllin derën askujt, por se kanë qëndrimet dhe kërkesat e caktuara programore. “Gjithsesi, do të shohim se si do të shkojnë punët”, përfundoi Nimanbegu.