Politikë Më shumë

NIMANBEGU:PROBLEMET E ARSIMIT SHQIP DUAN ZGJIDHJE TË SHPEJTË(VIDEO)

Prej tvteuta23:12, 19 Janar 2015

Kryetari i  Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi  Genci Nimanbegu  priti në takim Ministrin për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave  dr. Suad Numanoviq  me bashpunëtorët e tij.

Gjatë bisedimeve dypalëshe ata trajtuan tema të ndryshme me fokus të  posaçëm mbi situatën  politike dhe pozitën e  shqipëtarëve në Mal të Zi, duke i shqyrtuar tri tema:

  1. Realizimi i Marrveshjes (Memorandumet) me Universitetin e Malit të Zi dhe Drejtorinë e burimeve njerëzore
  2. Problemet e Asimit në gjuhën shqipe
  3. Niveli i pamjaftueshëm i mjeteve financiare për funkcionimin normal të KKSH-së,

Pas një analize të gjithanëshme u dakorduan se është e nevojshme për një angazhim më të madh për implementimin në shkallë më të gjërë të Memorandumeve të nënshkruara në mes Ministrisë për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave – Universitetit të Malit të Zi dhe Këshillave Nacionale dhe Memorandumit të nënshkruar në mes të Ministrisë për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave – Drejtorisë së burimeve njerëzore  dhe Këshillave Nacionale të nënshkruar prej qershorit të vitit 2014.

https://www.youtube.com/watch?v=DsKm-h5JWS0

Sa i përket arsimit në gjuhën shqipe Kryetari Nimanbegu ia rikojtoj edhe njëherë Ministrit për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave,  dr. Suad Numanoviq , që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarë në Malin e Zi janë evidente me të cilat në kohë janë njoftuar të gjithë faktorët relevantë përgjegjës në Malin e Zi dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme duke ritheksuar se gjuha shqipe ka specifikat e veçanta në krahasim me gjuhët e pakicave tjera në Mal të Zi. Për këtë situatë të arsimit në gjuhën shqipe e njoftoj edhe me paknaqësinë e prindërve shiptarë të cilët ndihen të diskriminuar. Përveç tjerash u dakorduan që bashkarisht duhet të angazhohen në regjistrimin e studentave shqiptarë në studimet posdiplomike.

Sa për financat është e tepërt të flitet përderisa vihet në pikpyetje funkcionimi i KKSH-së.

Ndërsa Ministri për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave,  dr. Suad Numanoviq, u pajtua me të gjitha problemet e parashtruara nga Kryetari i KKSH-së  Genci Nimanbegu dhe u zotua për angazhimin më të madh për implementimin e Memorandumeve dhe avancimin e tyre, në regjistrimin e studentëve shqiptarë në universitetet e Malit të Zi, gjithashtu u dakorduan që sa më parë të organizohet një takim i përbashkët në mes të KKSH-së, Ministrisë për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave, dhe Entit për botimin e librave shkollorë, ndërsa për nivelin e financimit të KKSH-së për një funkcionim normal duhet të kërkohet rritja e Buxhetit financiar për KKSH.

  • 1

    Radio