Politikë Më shumë

Nimanbegu:Nuk pajtohen me politiken tuaj

Prej tvteuta21:54, 9 Maj 2016

Seanca e sotme ne Kuvendin e Malit te Zi ku eshte diskutuar mbi Lex specialis ka sjelle edhe diskutime te ashpra ne mes te deputetit te Forces Genci Nimanbegut dhe perfaqesuesve te Frontit Demokratik.

Deputeti Nimanbegu kerkoi sqarime nga propozuesit dhe nga kryeparlamentari mbi kohen e diskutimeve te ketij akti dhe kohen per dorezimin e amandamenteve, sepse sic vleresoi Nimanbegu, ndoshta eshte qellimi qe Lex specialis te mos miratohet deri te 10 vjetori I pavaresise.

Nga ana tjeter deputeti Bullatoviq e akuzoi Nianbegun se nuk I pelqen fakti qe Fronti demokratik eshte kthye ne bankat e kuvendit, dhe kjo tregon nervozizmin e partive te pakicave ndaj asaj pjese te opozites.

Nimanbegu ju pergjigj deputetit Bullatoviq se ai nuk ka asgje kunder ardhjes se tij ne kuvend sepse e vlereson si bashkebisedues interesant. “Ju jeni mjaft konciz dhe udheheqni nje politike me te cilen une absolutisht nuk pajtohem, ju jeni kunder NATO-s dhe Kosoves -tha Nimanbegu.

  • 1

    Radio