Politikë Më shumë

NIMANBEGU PËR SKANDALIN: ISHTE KALKULIM POLITIK I VOTAVE(VIDEO)

Prej tvteuta23:49, 13 Maj 2016

Pas skandalit te sotëm në seancën  e Kuvendit të Malit të Zi, kur  përfaqësuesit e Frontit Demokratik në sallë brohoritën “Millo hajdutë”, ndërsa Kryeministri ju përgjigj me “Bravo rrebela” seanca vazhdoi pas një pauze disa orëshe.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, në fjalimin e tij pas pauzës, e dënoi incidentin e sotëm duke vlerësuar se në Parlamentin malazias është louajtur lojë e demokratizimit të tepruar dhe tejet të gjerë, duke percjellur mesazh të rrezikshëm tek qytetarët.

Mendoj se elita politike e ka bërë kalkulimin politik se si të vihet deri tek votat para zgjedhjeve. Ne si shqiptarë e kujtojmë mirë se cilat ishin të drejtat tona në vitet 91 dhe nuk duam që ajo të përsëritet më. Ne duam të mendojmë për të ardhmen, për vitin 2020, për vitin 2050, deklaroi Nimanbegu.

 

  • 1

    Radio