Politikë Më shumë

Nimanbegu i pakenaqur

Prej tvteuta21:58, 8 Janar 2015

Deputeti  I Forcës së Re Demokratike- Forca Genci Nimanbegu, ka vlerësuar se realizimi I deritashëm I Marrëveshjes së kësaj partie me Partinë Demokratike të Socialistëve  nuk eshte i kënaqshem. Mbi këto, ka thënë Nimanbegu për gazetën Pobjeda, duhet hapur çështjen e edhe të rishikohet marrëveshja.Ai i ka përgënjeshtruar spekulimet se partite shqiptare janë të interesuara për një vend ministror  në qeverinë e paralajmëruar të rikonstruktuar.Nimanbegu lidhur me letren e hapur te funksionerit te Iniciatives qytetare Vasel Sinishtaj ka thene se ishte nen cdo nivel, edhe pse cdokush ka te drejte te vendos se si do te reagoje, por per keto reagime Nimanbegu theksoi se  do te deklarohet poashtu me leter te hapur.

Nimanbegu me pare, ka thene  se marrëveshja e koalicionit duhet të shikohet në terësi dhe sipas saj bashkimi i të dy subjekteve duhej të kishte ndodhur me 30 qershor 2013, por kjo nuk u realizua. “Forca ka bërë cdo gjë qe kjo marrëveshje të arrihet dhe të respektohet”- shtoi Nimanbegu.

Sipas tij, Forca edhe në mbledhjen e Këshillit qëndror ka shprehur gatishmërine për bashkimin e dy subjekteve dhe se kjo është lënë të përfundohet në kongresin e partisë që do të mbahet në fillim të pranverës.

Nimanbegu tha se deklaratat e tilla te funksionerit te Iniciatives qytetare  janë të parakohëshme dhe se vetëm tregojne nëse ka patur dëshire të vërtetë për bashkim nga ana e subjektit tjetër. Ai shtoi se Forca ka kontakte me udhëheqësinë e Iniciativës Qytetare dhe anëtarët e tyre kurse në anën tjetër Sinishtaj ka kontakte me subjekte tjera në lidhje me bashkimin e tyre.  Nimanbegu tha se është e vërtetë marrëveshja për ndarjen e mandatit, por si subjekt i unifikuar. “Cdo dalje në media pa pasur kontakte mes të dy subjekteve nuk con në realizimin e marrëveshjes së koalicionit.Mendoj se veprime të tilla e dëmtojnë politikën shqiptare në Mal të Zi.”- përfundoi Nimanbegu.

  • 1

    Radio