Nimanbegu : Nuk heqim dorë nga kërkesat tona
Prej tvteuta18 October 2016
Nga zgjedhjet parlamentare 2016 në Mal të Zi vetëm një deputet do të jetë përfaqësues i shqiptarëve.Kjo u vendos nga populli që votoj të dielën me 16 Tetor. Kryesuesi i listës “ Shqiptarët të Vendosur” Genci Nimanbegu ishte i vetmi që mori besimin e votuesve shqiptar në Mal të Zi. Ai për televizionin Teuta shprehet ,se kjo e bën detyrën tonë edhe më të përgjegjshme,një obligim që do ta mbartim me shumë ndëgjegje dhe përkushtim deri në fund të mandatit. Pyetjes se në qeverinë e ardhshme nuk do të merrni pjesë pa ndërmjetsimin e faktorit ndërkombëtarë ,Nimanbegu i përgjigjet ,marrëveshjet që Forca e Re Demokratike ka bërë me qeverinë në vitet e ardhshme nuk janë zbatuar e kjo na bën që ne të kërkojmë ndihmën e ndërmjetsimit për partneritet, për ne nuk ka dyer të mbyllura për bisedime ndërmjet koalicionit tonë dhe pakicave,e pastaj do shohim se në cfarë forme do bëhen negociatat,pasi ne nuk heqim dorë nga kërkesat tona,përfundon Nimanbegu.