Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Në shërbim të banorëve në çdo llojë situate

Prej tvteuta11:14, 18 Janar 2023

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i cili është i përgaditur gjatë gjithë kohës për situata të ndryshme edhe kësaj radhe është në gadishmëri pas paralajmërimit për ciklone të mundshme. Kryeshefi i këtij shërbimi Abdullah Nimanbegu për Tv Teuta thotë se edhe pse janë në mungesë të fuqisë punëtore dhe mjeteve punuese, përmbytjeve në fazën e parë mund ti dalin ballë.

Zonat më të të rrezikuara janë: Lisna, Bore, Fraskanjel, një pjesë e Sukubinës, si dhe lumi Buna.  Shërbimi i mbrojtjes ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e mundshëm, por ato një dukuri të tillë nuk mund ta parandalojnë. Edhe pse është planifikuar të realizohet një projekt i cili do të përmirësonte gjendjen në këto pjesë, ai ende nuk ka përfunduar.“Projekti i cili është duke u realizuar në mes Ministrisë së Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Menaxhimit të ujërave, si dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara ka për qëllim ndërtimin e bentit në lumin Buna si dhe në një pjesë të Anës së Malit i cili do të menaxhonte daljen e lumit Buna dhe do të ndalonte përmbytjet. Projekti ka filluar të realizohet në vitin 2020 dhe duhet të përfundoj në vitin 2024” thotë Nimanbegu.

  • 1

    Radio