Nimanbegu: Në plan zgjerimi i shërbimit në Shtoj dhe Anë të Malit

Prej tvteuta15:43, 30 Gusht 2022

Edhe pse gjatë gjithë verës Ulqini është përballur me tempratura të larta dhe thatësirë, famirësisht zjarre të mëdha nuk ka pasur. Ende është herët për të bërë bilancin, por në Shërbimin për mbrojtje dhe shpëtim janë të kënaqur që ndërhyrjet e tyre gjatë këtij sezoni kanë qenë sporadike dhe lehtësisht të kontrolluara. Përveç zjarreve, aktiv kanë qenë edhe në ndihmën ofruar shërbimeve shëndetësore dhe drejtpërdrejt qytetarëve, thotë kryesefi i ri i këtij shërbimi, Abdullah Nimanbegu.

Qytetet e tjera bregdetare nuk kanë pasur fatin e Ulqinit. Më i godituri ka qenë Herceg Novi por edhe të tjerë si Tivari, ku ndihma e kolegëve nga qytetet e tjera ka qenë e domosdoshme. Nimanbegu thotë se nuk kanë ngurruar të ndihmojnë sa herë që u është kërkuar, si në rastin e Tivarit, ku kanë qëndruar për dy ditë duke ndihmuar kolegët.

Në këtë shërbim më herët janë ankuar se kanë probleme të theksuara me mungesën e personelit, për çka disa herë i janë drejtuar Ministrisë së Financave, por pa rezultat konkret. Kjo ende po vazhdon për në shërbim janë optimist se do të gjendet një zgjidhje, përndryshe mund të përballen me probleme të mëdha në rast nevoje.

Nimanbegu thotë se kanë nevojë edhe për pajisje të reja dhe moderne, ndërsa sa u përket pagave ato janë të rregullta. Fokusi thotë ai do të jetë në zgjerimin e shërbimit në Shtoj dhe Anë të Malit.

  • 1

    Radio