Nimanbegu : Lex Specialis do ta ndajë skenën politike të Malit të Zi
Prej tvteuta15:58, 25 Maj 2016
Deputeti i Forces Genci Nimanbegu gjithashtu votuesi i ndryshimeve në skenën aktuale,për televizioni Teuta deklaroj,se skena politike në Mal të Zi, dhe nënshkrimi i marrëveshjes ka ardhur si rezultat i ndyshimeve politike dhe formimit të subjekteve me vështrime të ndryshme politike.
Ai tha,se ky votim për një qeveri, e cila ka katër ministra të rinj,një nënkryetar të ri dhe një nënkryetar nga partia e DPS, është qeveri që ka rrjedh nga marrëveshja e subjekteve politike në nivel të shtetit të Malit të Zi, ku dhe Forca është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje,ku bëhet fjalë për mundësitë e arritjeve të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Mal të Zi.
Lex Specialis shtoj Nimanbegu, është një risi për skenën politike të Malit të Zi,e kjo risi do të rezultojë pas zgjedhjeve me shumë modalitete politike.Skenen politike do ta ndajë në atë aspekt që do të kemi ,subjekte politike nëse do ta pranojnë, zgjedhjet e tetorit 2016 apo gjithë këto veprime politike do ti shohin si manipulim dhe zhgënjim. E rëndësishme është të vazhdojë puna në integrimin e paktit euroatlantik,përfundoj ai.