Nimanbegu: Kriporen ta menaxhojë Komuna e Ulqinit
Prej tvteuta16:54, 30 Maj 2016
Në themelimin e organizatës “Dr. Martin Jakobi” morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe zyrtarësh, ndër të cilët edhe deputeti i në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu.
Ai për televizionin Teuta tha se cështja e Kripores është e rëndësishme si për qarqet evropiane ashtu edhe për Malin e Zi. “Kriporja duhet të jetë zonë e mbrojtur , dhe për këtë duhet të ndalohet cdo ndërtim në zonën e saj, kurse menaxhimi duhet të kryhet nga Komuna e Ulqinit”, ishte kategorik Nimanbegu.