Nimanbegu kërkon ndryshimin e ligjit: Simbolet kombëtare të mos ndalohen

Prej tvteuta10:43, 27 Qershor 2016

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka propozuar ndryshimin e ligjit për Rendin dhe qetësinë publike, me të cilin do të hiqeshin gjobat për ngritjen e simboleve kombëtare. Sipas Nimanbegut, në një vend turistik si Mali  i Zi ku përditë vërehen simbole të shteteve tjera, është e pamundur të gjobiten të gjithë, përveç nëse kjo bëhent në mënyrë selektive si në rastin e Budvës.

Ai tha se kur ligji u miratua në vitin 2011 kishin paralajmëruar se kj normë e ligjit do të ishte kontestuese, dhe do të sillte diskriminim. Ndryshimi i ligjit do të sillte nivel më të lartë të respektimit të ligjit për të drejtat e njeriut në Mal të Zi, ka arsyetuar Nimanbegu propozimin për ndryshimin e ligjit.

  • 1

    Radio