NIMANBEGU KERKON FORMIMIN E ZYRES PER PERKTHIME(VIDEO)
Prej tvteuta23:37, 15 Qershor 2016
Në kuadër të Mbledhje së gjashtë të Seancës së parë të Kuvendit të Malit të Zi, në rend të ditës është edhe Propozim ligji mbi përkthyesit . Lidhur me këtëPropozimligj deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka vleresuar se Mali i Zi duhet te respektoje Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e gjuhës së pakicave rajonale, duke shtuar se në vitin 2011 ai i ka dërguar kryeministrit Iniciativën për hapjen e zyres për përkthime zyrtare në gjuhën shqipe, e cila do të financohej nga shteti dhe do të përkthente të gjitha ligjet në mënyrën e duhur.
Nimanbegu shprehu shqetësimin lidhur me proceset gjyqësore ku palët, gjykatësi ose prokurori edhe pse mund të jenë të gjithë shqiptarë, procesi kryhet në gjuhën malazeze, dhe sipas Nimanbegut, Mali i Zi duhet të bëjë hapë përpara lidhur me këtë çështje.
„Unë kam dorëzuar amandamentin me të cilin të gjithë shqiptarëve  të cilët i kryejnë shkollimet e larta në gjuhën joamtare, sipas këtij propozimi do të mund të bëhen përkthyes gjyqësorë“, – deklaroi Nimanbegu.