Politikë

Politikë Më shumë

Nimanbegu-Hloben:NATO i rëndësishëm për pakicat

Prej tvteuta16 June 2016

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu u takua me E.T. zotëri Roman Hloben, ambasadorin e Republikës Sllovake në Mal të Zi.  Një nga temat e takimit ishte edhe integrimi i Malit të Zi në NATO dhe UE. Me këtë rast, ambasadori i Republikës së Sllovakisë ka theksuar se Sllovakia është një nga shtetet e para e cila e ka përkrahur Protokollin e hyrjes së Malit të Zi në NATO  dhe se do ta mbështesë edhe më tutje në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Bashkëbiseduesit u dakorduan se anëtarësimi në NATO garanton stabilitet dhe siguri dhe se kjo është shumë e rëndësishme për përshpejtimin dhe realizimin e të drejtave të popujve pakicë, e posaçërisht në ruajtjen e identitetit dhe integritetit të pakicave, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.