Aktuale Më shumë

Nimanbegu dhe Gjeloshaj refuzojnë pjesmarrjen në mbledhjen e Akademisë

Prej tvteuta16:50, 7 Korrik 2016

Deputetët shqiptar  Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj, kanë refuzuar që të marrin pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Këshillit të Akademisë së shkencave të Malit të Zi, pasi ky institucion nuk ka kërkuar falje për fyerjet në fjalorin e përpiluar nga Akademia.

Arsyetim tjetër i tyre është edhe fakti se ato nuk janë pjesë e Këshillit për punimin e fjalorit, prandaj as nuk mund të marrin pjesë në mbledhje. “Na vjen më të vërtetë keq që me verpimtarinë tuaj keni shkaktuar kaq shumë polemika në lidhje me fjalorin e publikuar . Si përfaqësues serioz të popullit shqiptar nuk kemi dashur të minimizojmë kapacitetet e juaja shkencore e as të hyjmë në polemika me antarët e akademisë, por asnjëri nga ne nuk ka pasur të drejtë që të heshtë pas fyerjeve të shkruara në fjalor, e sidomos pas fushatës suaj mediatike për të arsyetuar këto fyerje”, thuhet në reagimin e Nimanbegut dhe Gjeloshaj.

Ato me këtë rast edhe njëherë i kanë bërë thirrje Akademisë që në mbledhje të vendosin për tërhqjen e fjalorit.

  • 1

    Radio