Nimanbegu dhe Gjeloshaj dorëzojnë rezolutën për tërheqjen e fjalorit

Prej tvteuta10:13, 29 Qershor 2016

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu dhe i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, kanë dorëzuar në Kuvend rezolutën me të cilën kërkojnë që pjesë të fjalorit të Akademisë malazeze të karakterizohen si të papërshtatshme dhe të dëmshme , pasi janë fyese për shqiptarët, boshnjakët dhe muslimanët. Rezoluta parasheh që Akademia malazeze të tërheq fjalorin nga përdorimi dhe tu kërkojë falje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, kurse qeveria obligohet që të ndajë mjete nga buxheti për financimin e përmirsimeve. Poashtu me rezolutë i bëhet thirrje qeverisë që përkohësisht të suspendojë financimin e këtij institucioni  deri sa të bëhet tërheqja totale e fjalorit .

Deputetët shqiptar kërkojnë që propozimi i rezolutës të jetë në rend të ditës në seancën e rradhës ës Kuvendit e cila planifikohet me 30 qershor.

  • 1

    Radio