Sociale Më shumë

Nikshiq: Arrestohet për krime lufte të kryera në Kosovë

Prej tvteuta16:03, 4 Gusht 2016

Prokuroria speciale e Malit të Zi, ka arrestuar shtetasin, Vlada Zmajeviq, 47 vjeçar nga Nikshiqi, me dyshimin se ‘ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë në vitin 1999”,.

Prokuroria Speciale ende nuk e ka vërtetuar këtë informacion të mediave. Zmajeviq u arrestua të enjten në mëngjes nga pjesëtarët e njësisë së policisë special të prokurorisë. Në njoftim thuhet se Zmajeviq është shtetas malazez dhe në Kosovë ka luftuar si vullnetar. Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, i tha Radios Evropa e Lirë se Vlado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit.

Në bazë të hulumtimeve gjatë vitit 2000, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona, 4 burra dhe 2 gra,  më 29 dhe 30 mars të vitit1999.

  • 1

    Radio