Aktuale Më shumë

Nikoliq: Abazoviq dhe ABR pengje vullnetare të Frontit

Prej tvteuta15:46, 11 Nëntor 2022

Zëdhënësi dhe deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Millosh Nikoliq tha se çdo paraqitje e kryeministrit në mandatin teknik të Dritan Abazoviqit konfirmon se ai dhe partia e tij janë pengje vullnetare të Frontit Demokratik (DF).

“Prandaj sot, në televizion pronarit të të cilit i është ndaluar hyrja në Mal të Zi, Abazoviq po përpiqet me të gjitha forcat të gjejë një mënyrë për të hequr ndalimin e hyrjes për personat që janë cilësuar nga autoritetet shtetërore si të rrezikshëm për sigurinë e vendit. Siç thotë, ai ka ‘perceptimin e vet’, që në përkthim do të thotë – urdhër nga Fronti dhe mentorët e tyre nga Beogradi që këtë problem ta zgjidhin sa më mirë që mundet.”, tha Nikoliq.

Sipas tij, Abazoviq po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë me thirrje hipokrite për të votuar për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, “të cilët i ka zgjedhur së bashku me FD”, e në anën tjetër ka penguar zgjedhjen e gjyqtarëve kur në mesin e kandidatëve ishin “juristët më ekspertë që ka Mali i Zi”. Ai theksoi se nuk dihet se çfarë thotë perceptimi i Abazoviq, por secila nga këto lëvizje e vendos partinë e tij në “margjinat skajshme të skenës politike”.

  • 1

    Radio