Aktuale Më shumë

Nik Gjeloshaj merr mandatin e ri në krye të Tuzit

Prej tvteuta17:26, 29 Mars 2023

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, do të qëndrojë në krye të saj edhe për një mandat tjetër. Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ai mori përkrahjen e 18 këshilltarëve të koalicionit Forumi Shqiptar, këshilltarit të Demokratëve Shtjefan Camaj dhe këshilltarit Adnan Pepiq. Këshilltarët e koalicionit “Në rrugë të drejtë” nuk votuan. Gjeloshaj, kryetari i Alternativës Shqiptare, ishte bartësi i listës së Forumit Shqiptar, i cili fitoi pushtetin absolut në zgjedhjet lokale në Tuz, duke siguruar 18 mandate. Koalicioni “Në rrugë të drejtë” mori 12 mandate, ndërsa Demokratët dhe koalicioni i PSD dhe “Lëvizjes për Tuz”, nga një mandat.

  • 1

    Radio