Sociale Më shumë

NHT “Riviera e Ulqinit”: Fillim i mbarë

Prej tvteuta15:16, 14 Janar 2015

Në fillim të janarit me ardhjen e futbollistëve të Vllaznisë” nga Shkodra  në Ndërmarrjen hotelerie “Riviera e Ulqinit “ka filluar edhe sezoni dimëror. Siç deklaroi drejtori i kësaj kompani  Isat Dragovoja në tre muajt e ardhshëm priten të vijnë ekipe sportive nga vendi dhe regjioni.”Kemi  bisedime me ekipe të ndryshme nga Kosova, Sërbia, Shqipëria, Bosnja dhe kemi arritur të animojmë interesimin e ekipeve sportive nga Mali i Zi”, deklaroi Dragovoja  duke shtuar se këtë vit janë përmirësuar kushtet në fushat e futbollit. “Riviera e Ulqinit “posedon tri fusha futbolli të cilat për momentin janë të mjaftueshme,por në rast nevoje huazohen fushat që janë në afërsi të hotelit “Olimpik”. Sipas Z.Dragovoja sezoni dimëror do të zgjas deri në gjysmën e muajit mars.

  • 1

    Radio