Aktuale Më shumë

“Ngjarjet në Shavnik janë pasojë e krizës institucionale”

Prej tvteuta09:49, 31 Tetor 2022

Ngjarjet në Shavnik janë një nga pasojat e krizës institucionale në Mal të Zi dhe pamundësisë ose mungesës së vullnetit shumëvjeçar për të shtypur dhe sanksionuar abuzimet zgjedhore në procedurat e përcaktuara me ligj, vlerëson për Portalin RTMZ avokati Vesellin Radulloviq.

“Në të gjitha ciklet zgjedhore kemi vite që po shohim të njëjtat keqpërdorime që mbeten pa reagim adekuat nga organet kompetente, të krijohet përshtypja se partitë politike shqetësohen vetëm kur abuzimet bëhen nga subjekte të tjera dhe se janë të gjitha duke pritur mundësinë për ta bërë atë në interesin e tyre”, tha Radulloviq.

Siç theksoi ai, kemi ende një sistem të keq dhe praktika të këqija të krijuara nga PDS gjatë qeverisjes së saj prej tre dekadash, edhe pse kjo parti prej më shumë se dy vjet nuk është më në pushtet.

  • 1

    Radio