DIGJET SHTËPIA NË BRAJSHË: VDES 80 VJEÇARJA
Prej tvteuta16:01, 12 Nëntor 2015
Sot në Brajshë të Anës së Malit rreth orës 14 00 papritur ka rënë zjarr në një shtëpi të këtij fshati të vëllezërve Kasneci ku ndodhej e vetme një grua e moshuar e cila nga asfiksimi nuk ka mundur ti shpetojë vdekjes.
Ajo quhej Time Kasneci e moshës rreth 80 vjec. Menjëherë kanë ndërhyrpë për të shuar zjarrin banorët e zonës por pa sukses. Eshtë dashur që në vendngjarje të mberrijnë forcat e zjarrfikseve për të ndaluar zjarrin e madh që ka shkrumbuar te gjithë shtëpinë, por pa pasur mundësi të shpetojnë gruan e moshuar e cila ndërkohe kishte vdekur. Akoma nuk dihen shkaqet e sakta që kanë cuar deri në shperthimin e zjarrit.