Aktuale Më shumë

Nga mesnata, të gjitha llojet e karburanteve janë më të lira

Prej tvteuta13:52, 15 Janar 2024

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në dy cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për dy cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë përkatësisht 1.46 euro dhe 1.5 euro.

Edhe çmimi i Eurodieselit do të jetë më i ulët për dy cent dhe do të jetë 1.41 euro.

Nafta për ngrohje do të lirohet me një cent në 1.39 euro.

  • 1

    Radio