Sociale Më shumë

Nga fillimi vaksinimit masiv me vaksinën kineze “Sinofarm” në Ulqin janë vaksinuar 1.700 qytetar

Prej tvteuta13:51, 11 Maj 2021

Procesi i vaksinimit  është duke u zhvilluar me ritmin e duhur,.Nga data 4 maj kurë edhe filloi vaksinimi masiv i popullatës me  vaksinën kineze “Sinofarm”janë vaksinuar  mbi 1.700 qytetar.Vaksinimi në përgjithësi në Mal të Zi  dhe Ulqin ka filluar me 25 shkurt,ku janë përdor vaksina të companive të ndryshme,”Sputinik”, “Astra Zeneka” dhe e fundit  vaksina kineze” Sinofarm” .Prej 25 shkurtit deri tani në Ulqin janë vaksinuar  mbi 3.500 persona.Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin,Dr. Sadije Hollaj  deklaroi për televizionin Teuta se numri i personave të imunizuar është i kënaqshëm,por apeloi  tek qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar të vaksinohen,se vetëm në këtë mënyre shprehet ajo, mund ta fitojmë betejen me koronavirusin.

Drejtoresha Hollaj tha se qytetarët tanë kanë treguar nivelin e lartë të përgjegjësisë,  dhe kulturës  shëndetësore për të mbrojtur vehten ,por edhe të tjerët.Të vaksinuarit shprehen se në fillim kanë hezituar për tu vaksinuar,por me kalimin e kohës  kanë vendosur që të vaksinohen.Për ekipin e bluzave të bardha kanë vetëm fjalët më të mira,si për shërbim,ashtu edhe organizim.

Vaksinimi është duke u realizuar në hapësirat e Stacionit të  autobusëve  të Ulqinit Rikujtojmë se Shtëpia e Shëndetit në Ulqin është siguruar me 3.200 doza .Paralel me vaksinimin  masovik të popullatës  sipas protokolit vijon revaksinimi me vaksinën “Astra Zeneka”.Orari i vaksinimit është  çdo ditë nga ora 08-20h, me dokument identifikues pa nevojë të regjistrimit paraprak.

H.Nelaj

  • 1

    Radio