Nga 1 janari, paga më të larta për mësimdhënësit

Prej tvteuta12:32, 8 Tetor 2022

Punëtorët e arsimit qysh më 1 janar do të marrin rroga më të larta, është dakorduar në takimin e ministrit të arsimit dhe ministrit të financave, Miomir Vojinoviq dhe Aleksandar Damjanoviq, me kryetarin e sindikatës së arsimit. Në takim, temë e të cilit ka qenë statusi material i punëtorëve të arsimit është dakorduar që me buxhetin e vitit të ardhshëm të parashihen mjetet për rritjen e koeficienteve për të ardhurat në këtë sektor.

Gjatë këtij muaji do të organizohet edhe një takim, në të cilin do të precizohet rritja e rrogave që do të parashihet me propozimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

  • 1

    Radio