Sociale Më shumë

Netët e klipit shqiptar: Eliza Markiq debutuesja më e mirë

Prej tvteuta10:10, 9 Qershor 2016

Këngëtarja e talentuar nga Ulqini Eliza Markiq, u shpall si debutuesja më e mirë në edicionin e sivjetëshëm të Netëve të Klipit Shqiptar.

Markiq debutoi në këtë spektakël me këngën “Mos hesht”, teksti i së cilës është shkruar nga Flutur Mustafa, orekstrim të Imi Nimanbegut, kurse regjisor i klipit ishte Ali Zigeli.

Kjo arritje dëshmon më së miri jo vetëm talentin e Elizës, por edhe nevojën e inkurajimit të talenteve tjerë nga Ulqini, pasi qyteti ynë gjithmonë ka pasur të rinj të talentuar në fusha të ndryshme, të cilët kanë nevojë për përkrahje në arritjen e rezultateve më ët mira.

  • 1

    Radio