Nesër vazhdimi i seancës së Kuvendit

Prej tvteuta15:41, 17 Qershor 2016

Vazhdimi i seancës së kaluar të Kuvendit Kumunal e mbajtur me datën 8 Qershor do të përfundojë nësër në orën 10:00 me zhvillimin e saj.Kanë mbetur të miratohen 5 pika në rendin e ditës të cilat janë prezantuar dhe diskutuar në mbledhjen që kaloj.

Kryetari i Kuvendit të Ulqinit Loro Nrekiq për televizionin Teuta tha se nesër pritet të ketë një pjesmarrje të të gjthë këshilltarëve.Nrekiq që në mbledhjen e kaluar ka përmendur penalizime e ndëshkime për këshilltarët nëse ato nuk do të vazhdojnë të jenë prezent në kuvend.

Ndërsa mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal do të mbahet javën e ardhshme pasi ka shumë pika të rëndësishme që duhen të kalojnë në shqyrtim e më pas të miratohen,gjithashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe zyrtarizimi I nënkryetarit të Partisë Demokratike Met Gjoni si dhe emërime të kishilltarëve të tjerë në vend të atyre që tashmë janë të emëruar në funksione të tjera.

  • 1

    Radio