Aktuale Më shumë

Nesër takim i ri i partive të pakicave

Prej tvteuta10:01, 26 Tetor 2016

Përfaqësuesit e Partisë Boshnjake, Iniciativës Qytetare Kroate dhe koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, në takimin i cili do të mbahet nesër do të tentojnë të bien dakord mbi draftin përfundimtar të platformës i cili do ti ofrohet Partisë Demokratike të Socialistëve dhe partnerëve të tjerë për formimin e një shumicë parlamentare. Sipas informatave të gazetës Pobjeda,  çelësi i platformës do të jetë vazhdimi i integrimeve evropiane dhe në NATO, të përcaktuara si prioritete të politikës shtetërore.

Përveç platformës, e cila do të përmbajë kërkesat themelore  të pakicave, secila palë veç e veç do të dalë me dokumentin e saj në të cilin do të paraqiten kërkesat specifike politike, si pjesë integrale të procesit. Në platforma , ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme parlamentare, do të kërkohen afate më të sakta për zbatimin e marrëveshjeve dhe një lloj garancie për përmbushjen e kërkesave. “Do të kërkojmë një shkallë shumë më të lartë të hapjes së institucioneve ndaj kuadrove që vijn nga popujt pakicë, rritjen e përfaqësimit në qeveri, administratë publike, gjyqësor, prokurori, polici dhe agjensitë lokale, si dhe në mediat publike,” tha për Pobjeda një burim nga partitë e pakicave.

  • 1

    Radio